Gjermania goditet nga stuhia

Shkollat do të mbyllen të hënën

Stuhia “Sabine” goditi bregdetin në Gjermaninë veriperëndimore. Në disa zona, shkollat do të mbyllen të hënën. Fluturimet, trenat dhe ndeshjet futbollistike janë anuluar pothuajse.

“Sabine”, e njohur si “Ciara”, në Britani të Madhe, e goditi bregdetin e Gjermanisë veriperëndimore. Paralajmërohet se do ta godasë edhe North Rhine – Westphalia (Nordrhein-Westfalen).

Raportohet se të hënën do të shkaktojë probleme edhe në provincat jug-perëndimore si në Bavari, ashtu edhe në Baden-Württemberg, transmeton rtv21.tv

Instituti gjerman i motit paralajmëron se stuhia në Nordrhein-Westfalen në orët në vazhdim do të bëhet edhe më intensive. Rreth orës 21:00, një front i ftohtë do të godasë rajonin Münsterland nga perëndimi dhe do të kalojë në NRW. Pastaj pritet të perhapen edhe vetëtima.

“Presim edhe erëra me shpejtësi më të forta”, thotë meteorologu Daniel Töns./21Media

Back to top button