​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë kryesisht i vranët.

Sipas institutit, në ultësira, pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta.

“Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.

Back to top button