Moti sot në vend
Sot në vend parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell e vranësira, të cilat gjatë ditës parashihet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh.
Sipas njoftimit, reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?