Moti sot, temperaturat minimale -13 gradë Celsius

 

Gjatë së mërkurës në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1deri në 3 gradë Celsius

“Të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët. Vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Ndërsa, të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./21Media

Back to top button