Motra e Burbuqe Berishës: Ishe motër, nënë e babë për ne, krahu ynë sot u këput

“Motra ime, shpirti im i bardhë, ti që ishe motër, nënë e babë për ne, mua, Vjollcën dhe Dardanin. U rritëm me shumë sakrifica, pa prindërit tanë, por gjithmonë qëndruam të lidhur e të bashkuar”, këto janë fjalitë e Trëndelina Berishës, motrës së regjisores së njohur, Burbuqe Berishës, e cila ka vdekur sot.
Trëndelina ka theksuar se sot me vdekjen e Burbuqes, krahu i tyre është këptur.
“Ike papritmas dhe na le në pikëllim të thellë e me zemër të thyer. Nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndiejmë për humbjen tënde. Kontributi yt ishte shumë i madh jo vetëm për familjen por edhe për gjithë vendin tonë! Pusho e qetë shpirti jonë i bardhë!”, ka shkruar motra e regjisores në facebook, ku ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të Burbuqes.
Ceremonia mortore do të mbahet nesër duke filluar me mbledhjen komemorative, që do të mbahet në teatrin “Faruk Begolli” nga ora 10:00, ndërsa nga ora 12:00-14:00 do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës./21Media

Back to top button