SHBA-ja lëshon pasaportën e parë me përcaktimin gjinor “X”

 
Shtetet e Bashkuara e kanë lëshuar pasaportën e parë në të cilën përcaktimi gjinor është shkruar me “X”. Kjo është vlerësuar një arritje historike për personat që nuk identifikohen si burra apo gra.
Njoftimi për lëshimin e pasaportes e bëri Departamenti i Shtetit, mirëpo nuk njoftoi se kujt i është dhënë pasaporta.
Kjo mundësi, sipas autoriteteve amerikane do t’ju jepet të gjithë aplikuesve për pasaportë pasi të bëhet përditësimi i formularit të aplikimit në fillim të vitit 2022.
E dërguara e Posaçme diplomatike e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), Jessica Stern, tha se ky është një moment historik pasi mundëson që dokumentet e lëshuara nga Qeveria të jenë në përputhje me “realitetin e mënyrës së jetesës” dhe se ekziston një gamë më e gjerë e tipareve të seksit njerëzor sesa vetëm burrë apo grua.
“Nëse një person posedon dokumentin i cili pasqyron identitetin e tij të vërtetë atëherë ai jeton me dinjitet dhe respekt më të madh”, shtoi ajo.

Back to top button