Vazhdoi gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Dëshmitari: Një pjesë e dokumenteve ishin kërkesa të TFHS-së drejtuar serbëve për t’u siguruar dëshmitarë
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdoi edhe sot me dëgjimin e dëshmisë së ish-gazetarit Halil Berisha. Ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorisë lidhur me artikujt e botuar në mediumin në të cilin ka punuar. Tha se pasi ka marrë një kopje të dokumenteve në OVL-UÇK, ka parë kërkesa të Task Force Speciale të Hetimit drejtuar serbëve për t’u siguruar dëshmitarë./21Media

Back to top button