Hoti për vizitën e Osmanit e Kurtit në veri: Disa kauza s’duhet të përdoren për fushatë

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka komentuar vizitën e djeshme të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit dhe kreut të VV-së, Albin Kurti në veri të Mitrovicës.

Hoti ka thënë se kauzat për fushatë duhet lënë anash nga partitë politike, derisa tha se veriu i Mitrovicës është territor i Kosovës pa asnjë dyshim.

“Me disa kauza dhe çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore, ai është territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejt të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri.

Mediat raportojnë se vizita në veri të Kosovës u ndërpre pas një reagimi të fuqishëm të serbëve lokal.

Back to top button