“Mourinho dhe Simeone janë vrasës të futbollit”

Hatem Ben Arfa ka kritikuar ashpër metodat e Jose Mourinhos dhe Diego Simeones

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Hatem Ben Arfa i quan ‘vrasëse të futbollit’ metodat që përdorin dy trajnerët e famshëm.

Sipas tij si Mourinho ashtu edhe Simeone, nuk zgjedhin rrugë për të fituar ndeshjet e tyre dhe harrojnë që futbolli luhet edhe për të sulmuar.

“Shumë trajnerë janë të bindur se po zbulojnë ndonjë taktikë për të bllokuar kundërshtarët e tyre”, ka thënë Ben Arfa për France Football. “Por kjo nuk është esenca e futbollit me trajnerë si Mourinho dhe Simeone”.

“Këta të dy janë krejtësisht e kundërta e Johan Cruyff dhe lirisë që ai u ka dhënë futbollistëve në fushë, ndërsa me njerëz si këta të dy nuk ka hapësirë për kënaqësi gjatë lojës”.

“Spektakli në futboll nuk ekziston më dhe unë personalisht nuk ndjej kënaqësi teksa shikoj ndeshjet e tjera. Ne jemi duke e vrarë futbollin”, ka përfunduar Ben Arfa.

Back to top button