Mourinho e fton Ramosin te Roma

 
Jose Mourinho thuhet se ka folur me Sergio Ramosin dhe Roma po konsideron të bëjë një ofertë konkrete për qendërmbrojtësin spanjoll.
35-vjeçari është larguar nga Real Madridi pas 16 vitesh dhe ka qenë i lidhur me gjysmën e Evropës deri më tani, përfshirë Milanin në Serie A.
Roma, sipas “Calciomercato.com”, po mendon gjithashtu mënyrën se si ta joshë veteranin për të shkuar në “Olimpiko”.
Ish-trajneri i tij, Mourinho e ka marrë detyrën e trajnerit të Romës këtë verë dhe të dy folën në telefon pasi mbrojtësi i “Merengues” kishte konfirmuar se ai do të largohet.
Ish mbrojtësi i Sevillas ka fituar Kupën e Botës dhe dy Kampionate Evropiane me Spanjën, por nuk është ftuar për Euro 2020 dhe më pas kontrata e tij me Madridin nuk është rinovuar në “Santiago Bernabeu”.
Raporti pretendon se ishte një bisedë midis miqve në një ditë të vështirë për ish-kapitenin, por gjithashtu një mundësi për të folur për të ardhmen.
Mourinho shpreson të bindë ish-nxënësin e tij për të lëvizur në kryeqytetin italian, por pengesa e parë për Romën do të ishin kërkesat për pagë.

Back to top button