Një i vdekur, 8 raste të reja me Covid-19

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 8 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 9 qytetarë.
Siç ka informuar ministria, personi i vdekur është një grua nga Graçanica, ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 174.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës./21Media
May be an image of text

Back to top button