Mourinho përballet për herë të parë me të shkuarën

Çerekfinalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Romës, do të jetë ndeshja e parë e Jose Mourinhos në “San Siro” kundër ish-ekipit të tij.
Trajneri portugez mbërriti në Romë për të rikthyer titullin në skuadrën e “verdhekuqve” katërmbëdhjetë vjet pas herës së fundit, por për ekspertët e sportit në Itali, “zikaltërit” janë më të favorizuar për të fituar dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Dy skuadrat do të përballen nesër në orën 21:00./21Media

Back to top button