Të paktën 353 fëmijë ukrainas u vranë

Të paktën 353 fëmijë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 665 janë plagosur për shkak të pushtimit të Rusisë, tha të hënën Zyra e Prokurorisë për të Mitur të Ukrainës.
Shumica e lëndimeve u raportuan në Donetsk, Kharkiv dhe Kiev, transmeton rtv21.tv.
Ai tha se të paktën 2 mijë e 138 institucione arsimore janë dëmtuar, nga të cilat 221 janë shkatërruar plotësisht./21Media

Back to top button