Kaloni te përmbajtja kryesore

MPB-ja arrin kontratë për furnizim me pasaporta në vlerë 4 milionë euro

Katër milionë euro i janë ndarë një kompanie gjermane për furnizim me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.
Kompania e quajtur “Veridos GmbH”, do të bëjë furnizimin e Ministrisë me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.
Nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 14 dhjetor të këtij viti, ndërsa do të vlejë vetëm 1 vit.
Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës s’kanë mund të pajisjen me dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, për shkak të mungesës së materialit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button