MPB pas diegies së veturës në Leposaviq: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dënuar ashpër djegien e veturës së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriç.

“Ky sulm ndaj z. Guriç dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Ministria ka thënë se sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serbë që angazhohen në institucionet e Kosovës, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen.

“Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë. Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, ka thënë MPB-ja./21Media

Back to top button