MPJ e Turqisë: Shpresojmë të arrihet marrëveshje edhe për targat
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka përshendetur marrëveshjen e arritur midis Kosovës e Serbisë.
MPJ e Turqisë shkroi se shpresojnë që palët të pajtohen edhe për targat.
“Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për pikëkalimet kufitare me letërnjoftime. Ne shpresojmë që palët do të pajtohen edhe për çështje të tjera të rëndësishme, veçanërisht për marrëveshjen e targave. “Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë”, shkroi MPJ turke./21Media
Press Release Regarding the Agreement Between Kosovo and Serbia on Border Crossings With ID Cards https://t.co/hWkgQRjUkO pic.twitter.com/kwl1BrI0mh
— Turkish MFA (@MFATurkiye) August 28, 2022