Kamioni del nga rruga, gjashtë viktima në Holandë

Gjashtë persona humbën jetën në një incident kur një kamion u fut në një festë në lagje në qytetin Nieuë Beijerland në jug të Holandës të shtunën në mbrëmje, tha policia holandeze të dielën.
Shtatë persona të tjerë mbetën të lënduar, një prej tyre në gjendje kritike, tha policia.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:00, rreth 30 km në jug të Roterdamit.
Drejtuesi i kamionit, një 46-vjeçar nga Spanja, u ndalua nga Policia.
Policia tha se nuk kishte shenja abuzimi me alkoolin nga drejtuesi i mjetit, por nuk dha detaje të tjera për shkakun e mundshëm të incidentit./21Media

Back to top button