Mot i paqëndrueshëm pesë ditët e fundit të gushtit

Ditët e fundit të gushtit do të karakterizohen me mot të paqëndrueshëm, me diell, vranësira të cilat herë-herë mund të sjellin shi e shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, përfundon njoftimi i IHMK-së./21Media

Back to top button