MPJ: Serbia po përdor shitjen e armëve kundër Kosovës

“Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë”

Jetlir Zyberaj këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka thënë se Serbia po përdor shitjen e armëve në gjithë botën kundër Kosovës.

Zyberaj ka shkruar se një gjë të tillë të cilën MPJ e ka thënë më parë, tani po e shkruajnë edhe mediat serbe.

“Sot vet Kurir-i serb, po shkruan atë që kemi thënë për shumë kohë, zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën kundër Kosovës dhe në shkelje të sanksioneve dhe ligjeve ndërkombëtare.
Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve. Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë, vetëm për të kënaqur veten e tyre me luftën politike kundër Kosovës, me nota fallco diplomatike dhe me propagandë.
Vujic është njeriu i Daçiçit dhe ka levizur me Cizelj me diplomacinë kofer.”, ka shkruar Zyberaj në Facebook./21Media

Back to top button