MPJD i reagon Stanos: BE-ja t’i dënojë ashpër shkeljet e Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

E për këtë deklaratë të tij ka reaguar sot Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti i cili ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të jetë në dijeni pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit.

“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore. Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është një gjë që BE-ja ta dijë, por ta dënojë ashpër.”, shkroi ai.

Stano, ndonëse u pyet disa herë nga gazetarët, zëdhënësi i BE-së ka shkurt se “janë në dijeni për atë që ndodhi në Këshillin e Evropës”.

“Mund vetëm të kujtoj se e kemi parasysh votimin dhe atë që ndodhi dje në Këshillin e Evropës, dhe po fokusohemi në pikat si lehtësues të dialogut Prishtinë-Beograd për pikat që u përpoqa t’i numëroj shkurt pak më parë”, tha ai./21Media

Back to top button