Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Kosovë, ka shpallur të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar dhe Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.

Në një njoftim për media thuhet se këto programe synojnë të përkrahin punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm.

“Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike. Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri  më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020”, thuhet në njoftimin e MPMS-së.

Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit, afateve dhe të gjitha informacioneve tjera, luteni të vizitoni adresat elektronike; https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/ ose https://aprk.rks-gov.net/ apo të kontaktoni Zyrat e Punësimit në komunën tuaj./21Media