Mr. Rex tregon për Radio 21 se si arriti në “Paris Fashion Week”

Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Venecia destinacioni i radhës për fashion disenjatorin e njohur shqiptar Mr. Rex ka qenë Paris Fashion Week.
Në emisionin” Me 21-in” në Radio 21 ai ka treguar me plotë emocione se si është pritur me punën e tij në këtë event të madh të modës.
” Ne ka 5- 6 vite që merremi me këtë punë e falë rrjeteve sociale tani gjithçka është e mundur për me pa në work-shoppin tonë punën kudo. Dhe ka qenë një ftesë që na ka ardhur nga organizatorja e këtij eventi të modës nga Tiffany e cila ka parë punën tonë dhe na ka ftuar me marrë pjesë. Për ne në fillim ka qenë e pabesueshme e ku kemi parë mesazhin që na ka zgjedhur ne mes shumë disanjëreve të tjerë shqiptarë ka qenë privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe me marrë pjesë”, ka thënë ai.
Më tej Mr. Rex ka treguar edhe pse vendosi ta quante “Vula” koleksionin. Sipas tij me qëllim me i dhënë emrin shqip duke prezantuar punën e një shqiptari dhe ky emër ka qenë si vulë e madhe në punë dhe në kualitet dhe kjo një vulë e arritje për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Gjatë bisedës ai ka treguar se eventi i radhës do të jetë në Kosovë në fund vit me disa nga fytyrat dhe emrat më të njohur shqiptarë, ndërsa nëse do të kishte dëshirë të vishte një VIP të huaj pa diskutim ajo do të ishte nga familja e njohur Kardashian./21Media

Back to top button