Nagavci uron mësuesit, garanton rritje të pagave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci uron mësuesit me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit. Duke filluar me grevën në arsim dhe duke e cilësuar si muajin shtator si jo të lehtë ajo u zotua se do të jetë pranë mësimdhënësve.
„E dashur mësuese, i dashur mësues, ti do të gjesh forcën, zërin, vullnetin për progres, për vete, për nxënësit, për vendin. Andaj dhe jemi e do të jemi bashkë, në përballje me gjithë pengesat që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi, me vullnetin e hekurt dhe me besimin që të arrimë bashkë rezultatet që duam, të fisnikërojmë edhe më tutje profesionin e mësuesit. Sepse mësuesi ka dinjitet, dinjitetin që e krijon vet, që edhe po deshi t’ia marr e humb dikush s’mundet. Ashtu sikur nuk mund të marrësh shkëlqimin e syve të fëmijëve, që ndjejnë e vlerësojnë njerëzoren, dashurinë, përkrahjen e mësuesit. „, shkroi ndër tjeash Nagavci.
Ajo e theksoi si prioritet përmisin e cilësisë në arsim , e po ashtu garantoi rritje të pagave.
“Prandaj, prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike, e këtë po e dëshmojmë me vullnetin dhe punën tonë të përditshme. Rritja e merituar e pagës e propozuar në ligjin për paga është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj jush. Edhe rritja e përshkallëzuar e pagës sipas performancës është përgjigjja jonë për nxitje për punë të mirë. Mësimdhënia meriton kompensim të dinjitetshëm dhe kjo do të jetë e garantuar.”, vijon postimi i ministers.
Mësuesit sot shënojnë ditën e tyre pa rrogën e shtatorit, ajo nuk është ekzekutuar nga Qeveria me arsyetimin se gjatë muajit shtator mësimdhënësit kanë qenë në grevë , nuk kanë punuar./21Media

Back to top button