MSh-ja hap konkurs për 350 specializantë, shumica prej tyre pritet të jenë anesteziologë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin e ri për specializime për 350 kandidatë dhe numri me i madh është për anesteziologët, pasuar nga mjekësia emergjente dhe neonatologët.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie tha se ky konkurs do të bëhet në bazë te tri kritereve bazë, atë të kuadrove deficitare, kapaciteteve mentoriale dhe kapaciteteve infrastrukturore.

Vitia ka garantuar cilësi në shkollim specialistik dhe sipas standardeve evropiane.

E kryesuesi i Bordit të shkollimit specialistik, Edmond Haliti ftoi profesionistët shëndetësorë të jenë pjesë e këtij konkursi i cili sipas tij, do të jetë i denjë.

Ai njoftoi se nuk do të ketë shkollim specialistik me vetëfinancim.

Back to top button