Albumet më të mira muzikore të 2021-tës, sipas BBC

 
“Sometimes I Might Be Introvert”, titullohet albumi më i mirë për vitin 2021, ka vlerësuar BBC. Ky album është i reperes londineze Little Sims.
Këngët e këtij albumi reflektojnë në prapaskenat e tregimeve të këngëtares dedikuar ngjarjeve të familjes, përfshirë këtu therjen me thikë të një kushëririt të saj në Londër. Kënga “I Love You / I Hate You” i adresohet babait të saj, i cili e braktisi kur ajo ishte 11 vjeçe. Little Sims në mes vargjesh thotë: “Kurrë nuk më ka shkuar në mendje se prindërit e mi do të më thyenin zemrën të parët”.
Kritikët e kanë vlerësuar lartë albumin “Sometimes I Might Be Introvert”. Ata thonë se është i ndjeshëm, i punuar me mençuri, i bukur por edhe brutal.

Albumi “Promises” i artistëve: Floating Points, Pharoah Sanders & The London Symphony Orchestra, sipas BBC vjen në pozitën e dytë si albumi më i mirë për 2021-tën. Ky album ka një bukuri të ndjeshme, thonë kritikët.

Këngëtarja Olivia Ridrigo vjen në pozitën e tretë me albumin “Sour”. Kjo këngëtare, në javën e parë të janarit të 2021-tës u shfaq thuajse si prej askund me këngën e saj pop “Drivers License”. Për katër ditë, ajo theu rekord në Spotify, e më pas kryesoi për nëntë javë në toplista në Britani.

Në pozitën e katërt në radhë të albumeve më të mira për vitin që po lëmë pas sipas BBC, është ai i bendit Japanese Breakfast, i titulluar “Jubilee”. Ky album i dedikohet gëzimit, por këngëtarja Michelle Zauner, e njohur si Japanese Breakfast, nuk ka frikë të futet edhe në re. Ajo ndonjëherë reflekton në pështjellime me albumin e saj.

Albumi i pestë në radhë është ai i Jazmine Sullivan, i pagëzuar “Heaux Tales”. Me këtë album, Sullivan ndan vargje nga anekdota personale për dëshirat, keqardhjet e fantazitë.

Në vendin e gjashtë, BBC vlerësoi albumin “Call Me If You Get Lost” të Tyler, The Creator. Sipas kritikëve, mediet sociale dhe lansimet e këngëve në internet kanë marrë fuqinë e kompanive muzikore… dhe tani edhe Tyler po shijon prestigjin e kësaj industrie dhe pushtetin komercial, të cilin karizmatikët e çuditshëm më parë kanë mundur vetëm të imagjinojnë.

Albumi i Self Esteem “Prioritise Pleasure” u vlerësua në pozitën e shtatë. Me këtë album, Rebecca Taylor kritikon botën që nënvlerëson gratë. Ky album po ashtu ka edhe humor të errët.
https://www.youtube.com/watch?v=EWLZ0ygmkyY
BBC, në pozitën e tetë si albumi më i mirë 2021 vlerësoi albumin e Low “Hey What” . Kritikët thonë se ky bend na befason edhe pas 28 vitesh me muzikën e tij, që është shenjë e bendeve klasike.

Në pozitën e nëntë vjen albumi i Llill Nas “Montero”. Ky artist me këtë album reflekton në vitet e adoleshencës së tij, kur ka vuajtur për shkak të ngacmimeve, për shkak të ngjyrës së tij, por edhe mendimeve të një homoseksuali.

Sipas BBC, në pozitën e dhjetë dhe të fundit për këtë listë vjen albumi i Adele, “30”. Ky album u bë njëri prej më të shiturve gjatë 2021-tës./21Media

Back to top button