MSh: Në Kërçovë ka një rast që dyshohet për linë e majmunit

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informi se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunit, përcjell TV21. Nga MSh thanë se kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës se ka një person, i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim.
“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button