Sllogani i PriFest i dedikohet Vjosa Berishës

Sllogani i ri i edicionit të sivjetmë të Prishtina International Film Festival do t’i dedikohet dretjoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës.
Sllogani i edicionit të 14-të do të quhet FOR HER (PËR TË).
Edhe moto e përgjithshme e këtij festivali do të ndryshojë nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.
Edicioni i 14-të i PriFest pritet të mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest , është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që shfaq prodhime të shquara ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit kosovar. Duke kërkuar mënyra për të promovuar imazhin kulturor dhe artistik të Kosovës, Vjosa Berisha dizanjoi PriFestin. Mision i PriFilmFest është të hapë dyert e shtetit më të ri në botë, Kosovës, të mirëpresë kulturat e ndryshme të botës përmes kinemasë, duke e përdorur atë si një medium për të promovuar dialogun e hapur ndërmjet kulturave dhe kombeve.
Drejtoresha e këtij festivali ka vdekur më 23 qershor të këtij viti./21Media
 

Back to top button