Muharremaj e jep rrogën e tij për Fondin e Sigurisë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka dhënë rrogën e muajit shkurt për Fondin e Sigurisë.
Muharremaj ka theksuar se e konsideron momentin e duhur ta ndihmojë avancimin e ushtrisë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës.
”I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë. Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj.
Ndërkaq, sot kryeministri, Albin Kurti për themelimin e Fondit të Sigurisë ka theksuar se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës./21Media

Back to top button