Muhaxheri tha se do ta votojë Lumir Abdixhikun

 

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri sot ka deklaruar se do ta përkrahë Lumir Abdixhikun për kryetar të ardhshëm në kësaj partie. Muhaxheri pak para se të nisë Kuvendi i LDK-së ka thënë se beson që do të jetë kuvendi i ripërtërirës së kësaj partie.

“Të gjithë janë të lirë me votu sipas bindjes së tyre. Preferenca ime është për ta votuar Lumir Abdixhikun… unë besoj që do të jetë kuvendi i ripërtërirës dhe kthimit të LDK-së në vendin ku e ka”, ka thënë ai.

Muhaxheri ka shtuar se mendon që duhet të qëndrojnë në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. Megjithatë, thotë se këtë duhet ta vendos kryesia e re e kësaj partie.

“Duhet të vendos kryetari i ri dhe kryesia. Unë jam me qëndru dhe me i dhënë mbështetje presidentes së re sepse e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe ne jemi pjesë e qytetarëve dhe duhet ta dëgjojmë zërin e tyre”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nuk e di nëse si LDK do të shkojnë në takimin e nesërm të ftuar nga Kurti e Osmani.

Lidhja Demokratike sot do ta zgjedhë kryetarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës që ishte si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Back to top button