Lama: Me dorëheqjen në fillim të kryetarëve të veriut topi do kishte mbetur në fushën e Beogradit

(Lajm i përditësuar)

Lama: Me dorëheqjen në fillim të kryetarëve të veriut topi do kishte mbetur në fushën e Beogradit

Analistja Politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se procesi sa i përket Zgjedhjeve në katër komunat veriore do ishte më i lehtësuar nëse katër kryetarët do të kishin dhënë dorëheqje në fillim.

”Një dorëheqje prej fillimit e këtyre kryetarëve do ta kishe lehtësuar procesin dhe topi do të kishte mbetur në fushën e Beogradit, nuk do të akuzohej më Kosova për një çështje të tillë dhe mbi të gjitha Beogradi nuk do të kishte më argumente”, tha Lama.


Muhaxhiri: Nëse nuk e dërgon statutin e Asociacionit në Kushtetuese, Kurti duhet të jap dorëheqje

Në ”Click” të RTV21 analisti politik, Artan Muhaxhiri tha se në Kryeministri, Albin Kurti nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuse statutin e Asociacionit, duhet të jep dorëheqje.

”Nëse nuk e dërgon draftin e statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ai duhet të jep dorëheqje dhe të shkojmë zgjedhje, ai të ballafaqohet me në një izolim, nuk bëhet hajgare me Francën SHBA-të , Gjermanin, tu thuash se njëherë e pranon e njëherë jo”, tha Muhaxhiri.

 


Deklarata e Macron rreth Asociacionit, Lama: Po, do jetë kushtëzim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Analistja Politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk mund ta dërgojë draf-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, sipas saj këtë veprim duhet ta ndërmarrë Qeveria.

Duke komentuar deklaratat e Presidentit të Francës, Emaunel Macron që i bëri pas bisedës me Kryeminsitrin, Albin Kurti tha se ”Asociacioni do jetë kushtëzim për anëtarësimin e Kosovës në KiE”.


”Lojëra naive politike” Muhaxhiri thotë se Kurti dhe Vuçiqi po humbin kohë

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 tha se Kurti dhe Vuçiqi vetëm po humbin kohë me mos pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe ankesit të Ohrit.

Ai tutje ka shtuar se e gjithë situata politike që ka arritur deri në këtë pikë ka arritur si pasojë e ”lojërave naive politike”.

Muhaxhiri ndër tjera ka folur edhe për Asociacionin që mund të jetë kushtëzim për Kosovën sa i për anëtarësimit në KiE tha se ”tani është apsolutisht e qartë pa dërgimin e draftiit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nuk do ketë”.


Muhaxhiri: Kurti prej fitores së 14 shkurtit i ka problem zërat kundër

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 tha se mediat janë baza e demokracisë, teksa ka shtuar se raporti i mediave me liderët flet shumë.

”Në momentin që ke probleme me media, apo që në mënyrë direkte apo indirekte i sulmon kjo flet shumë keq për ty si lider, mediat janë baza e demokracisë. Kurti prej fitores së 14 shkurtit, i ka problem zyrat kundër


Fetoshi: Kurti është shefi i një qeverie të korruptuar

”Kurti është shefi i një qeverie të korruptuar dhe këtë atë e bën kryepergjegjësin për nivelin e korrupsionit në vendin tonë’, tha analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21.

Në debatin ”Click” po debatohet për nivelin e korrupisonit sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023.


Muhaxhiri: Kurti ka lejuar të ndodh korrupsioni

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 duke komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023 lidhur me korrupsionin për Kosovën tha se, Kryeminsitri i Kosovës vet ka lejuar që të ndodh korrupsioni.

”Kurti ka leju të ndodh korrupsioni, sepse tenderet njëburimor janë korrupsioni. Edhe gjëja e fundit sistemi i drejtësisë që ka shumë probleme, por problemi që ka qenë me këtë qeveri ka qenë qasja, s’ka pasur një plan”, tha Muhaxhiri.


Bunjaku: Ka pak hetime nga Prokuroria sa i përket veprave penale të korrupisonit

Viona Bunjaku nga Lëvizja Fol në ”Click” të RTV21 duke komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023 sa i përket korrupisonit në Kosovë tha se në Kosovë ka pak hetime nga Prokuroria sa i përket veprave penale të korrupisonit.

”Kjo na drejton deri te një ndeshkushmeri më e ultë, normalisht mos ndeshkushmeria që këto vepra penale të korrupisonit të jenë prezete edhe në të ardhmen”, tha Bunjaku.


Bunjaku: Korrupisoni përfshinë të gjitha dikasteret që kanë të bëjnë me Qeverinë

Viona Bunjaku nga Lëvizja Fol në ”Click” të RTV21 ka thënë se korrupisoni përfshinë të gjitha dikasteret e Qeverisë.

Ajo tutje ka përmendur se është shqetësuse, pasi që ”Në raportin Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023 (DASH) përmendet që ka ministra të dënuar dhe dënimet janë shumë të ulta”.


Bunjaku nga ”Lëvizja Fol”: Kjo Qeveri na ka treguar se nuk është raportuese e mirë e korrupisonit

Viona Bunjaku nga Lëvizja Fol në ”Click” të RTV21 ka thënë se korrupisoni është një fenemon tejet negativ për vendin tonë që na shkakton probleme dhe shqetësime për vendin tonë.

”Kjo Qeveri na ka treguar se nuk është raportuese e mirë e korrupisonit”, tha Bunjaku.

‘Bunjaku tutje ka shtuar se ”korrupisoni përfshinë të gjitha dikasteret që kanë të bëjnë me Qeverinë, normalisht me ministritë e ndryshme”./21Media

Back to top button