Kryeziu thotë se Kurti e la Kosovën jashtë KiE për vota

(Lajm i përditësuar)


Kryeziu thotë se Kurti e la Kosovën jashtë KiE për vota

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisonin “Click” vlerësoi se e keqja më  e  madhe të gjitha qeverive është se kauzat kombëtare po i shfrytëzojnë për kauza elektorale.

“Kauzat kombëtare kur të kalojnë në kauza elektorale atëherë ëshë boomerang për shtetit”, tha Kryeziu.

Kur u pyet se a po luan kryeminsitri Kurti për vota, dhe e për një gjë të tillë a e ka lënë Kosovën jashtë Këshilli të Evropës ai e pranoi një gjë të tillë.

“Po se është politikë …cila është arsyeja a ka ndonjë logjikë, cila është logjika tjetër, ndoshta me veprime ose mosveprim, ndoshta me dije ose pa dije, ndoshta i ka lëshu koncentrimi”,  tha ai.


Kryeziu: Ka filluar njëfarë anakrie qeveritare, po del se nuk kemi pushtet serioz

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisonin “Click” në RTV21 lidhur me deklaratën e Qeverisë së Kosovës se nuk ka draft-status – është non-paper tha se nuk ka koment për një gjë të tillë. Ai e quajti politikë të komplikuar edhe siç tha projekt-statutin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“ Ka filluar njëfarë lloj anarkie qeveritare , këto gjëra duhet të komunikojnë njëri me tjetrin në bazë të detyrave kushtetuese dhe pastaj se bashku të veprojnë, përndryshe e konsideroj njëfarë lloj anakrie qeveritare, e cila po del se nuk kemi pushtet serioz”, tha Kryeziu./21Media

Back to top button