Muja: Opozita po na thotë me i pranu kërkesat e Vuçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se opozita po i thotë që të pranohen kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Opozita neve po na thotë që t’i pranojmë kërkesat e Vuçiqit. Le të dalin se Kosova është demokraci, nuk është marre…dil edhe thuj, që do të thotë, që ne mendojmë që kërkesat e Vuçiqit janë të drejta”, ka thënë Muja.

Deputeti Muja duke folur për ‘bllokadën’ e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se “nuk e besoj që bllokada e tyre ka me qenë fondamentale për rrjedhën e punës në Kuvend sepse ne i kemi numrat për të vazhduar tutje”.

Mirëpo, Muja ka thënë se kjo është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës./21Media

Back to top button