Muja publikon “rezultatet e pritshme zgjedhore”

“Haradinajt do t’i jipet rasti të krijojë qeverinë”

Profesor në Kolegjin UBT, Armend Muja ka bërë disa pëllogaritje për koalicionin e mundshëm fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Ai ka thënë se përllogaritjet janë bërë duke integruar të dhënat e tendencës paraprake, mesatares së sondazheve dhe tendencës së daljes në votime, shkruan rtv21.tv.

Në bazë të këtij projeksioni siç prezanton Muja, koalicioni PDK, AAK, Nisma pritet t’i ketë rreth 341 mijë votues, koalicioni LDK, AKR, Alternativa pritet t’i ketë rreth 252 mijë e 761 votues, Vetëvendosje rreth 138 mijë e 242 ndërsa, të tjerët rreth 82 mijë e 343 votues.

“Mandatarit të Qeverisë së ardhshme Haradinajt do t’i jipet rasti të krijojë qeverinë në bazë të precedentit kushtetues të zgjedhjeve të kaluara. Iniciativa për krijim të Qeverisë do të has në vështirësi me që i duhen edhe 15 vota për të krijuar një qeverisje stabile. Ka nevojë për votat e të gjitha komuniteve dhe Listës Serbe. Mund të krijohet qeveria por përcaktues do të jetë njëra nga partitë Serbe”, ka thënë ai përmes një shkrimi në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një tabelë./21Media

Back to top button