Mungesa e nxënësve, kjo shkollë nuk ka fare klasë të parë këtë vit shkollor

Një numër shkollash në fshatrat e komunës së Prishtinës, në zonën e Gollakut, po përballen me mungesë të nxënësve për shkak të shpërnguljes së madhe të banorëve nga kjo zonë. Shkolla “Dëshmorët 1921”, në fshatin Prapashticë, zhvillon mësimin me vetëm 12 nxënës.
Drejtori i shkollës, Fatmir Zhdrella, për RTV21 ka thënë se në 10 vjetët e fundit ka pasur rënie drastike të numrit të nxënësve. Kjo për shkak, siç thotë, të shpërnguljes së banorëve nga fshati për në kryeqytet, por edhe në Evropë.
Zhdrella ka thënë se për vitin shkollor 2022/23 nuk ka pasur fare klasë të parë, ndërkohë që mësimi zhvillohet me vetëm 1 ose 2 nxënës nëpër klasë./21Media

Back to top button