Murati: Bizneset i kanë rritur fitimet, t’ua rrisin pagat punëtorëve

Premtohet mbështetje nga Qeveria

Ministri i Financave, Hekuran Murati po kërkon nga bizneset që t’ua rrisin pagat punëtorëve të tyre. Sipas Muratit kjo do ta bënte jetën më të lehtë, pasi vendi po përballet me rritjen e çmimeve.
Për t’u rritur pagat e punëtorëve, Murati thotë se qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.
“Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”, ka shkruar ai./21Media

 

Back to top button