Murati: Deri në fund të mandatit do ta implementojmë premtimin për shërbim ushtarak me pagesë

Sonte ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati ka qenë i ftuar në ”ArgumentPlus”, ku ka folur në lidhje me qëshjet financiare për shërbimin ushtarak me pagesë.
Sipas Muratit mund të ketë barrë shtesë buxhetore, por duhet shikuar nga prizmi i benefiteve që ka.

Përveç kësaj Murati ka folur edhe për buxhetin që iu është ndarë FSK-së ku ka thënë se mjetet financiare që janë ndarë për këtë fushë janë rritja më e madhe ndonjëherë./21Media

Back to top button