Murati: FMN-ja do ta mbështesë Kosovën me 260 milionë euro për energjinë e ripërtëritshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë mbyllur me sukses diskutimet për program të ri mbështetës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për çështjen e ndërtimit të kapaciteteve të reja për energji të ripërtëritshme me erë dhe diell. Sipas tij, programi ka vlerën deri në 260 milionë euro.

Murati ka thënë se programi fillimisht vë në dispozicion 80 milionë euro në kuadër të “instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera”.

“Në momentin e miratimit nga Bordi i FMN-së, Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në. Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore”, ka shkruar Murati në Facebook.

. Sipas tij, pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri në vlerë prej 100 milionë eurosh për 2 vjetët e ardhshëm./21Media

Back to top button