Tre ndeshje në krye të Chelseat, tre humbje për Lampard

Prej që mori drejtimin e Chelseat si trajner i përkohshëm, Frank Lampard në tri ndeshjet e zhvilluara ka pësuar humbje nga Wolverhamptoni, Real Madridi dhe tani Brightoni.

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Brightonit, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota si mysafire.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Brightoni e ka mposhtur Chelsean me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat për mysafirët i shënuan Danny Welbeck (minuta e 42’) dhe Junior Enciso (minuta e 70’), kurse golin e nderit për Chelsean e shënoi Connor Gallagher në minutën e 13’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Brightoni ngjitet në kuotën e 49 pikëve në vendin e shtatë, në krahasim me Chelsean që renditet në vendin e 11 me 39 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Brightonit.

Back to top button