Irina Shayk ndez thashethemet se është pajtuar me Bradley Cooper

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ribashkuan për një udhëtim tropikal në Bahamas, tre vjet pas ndarjes së tyre.
Modelja, 36 vjeçe, ndau fotot nga pushimet në Instagram, me një zemër të kuqe në mbishkrim. Ajo pozoi e vetme në foton e parë, duke buzëqeshur në rërë pranë një derri, ndërsa kishte veshur bikini shumëngjyrëshe. Më pas u shfaq përkrah Cooper, të cilit i kishte mbështetur kokën mbi supe.
Adhuruesit ndanë shpresën e tyre për një pajtim mes modeles dhe aktorit në komente.
Modelja dhe aktori i “Nightmare Alley” kanë kaluar shumë kohë së bashku pas ndarjes në vitin 2019. Ata kanë qenë të lumtur kohëve të fundit duke iu përkushtuar së bashku vajzës së tyre pesëvjeçare Lea De Seine.
Kujtojmë se lidhja e çiftit zgjati pesë vjet./21Media 

View this post on Instagram

 

A post shared by irina shayk (@irinashayk)

Back to top button