Murati: Sistemi i kapur i drejtësisë po i lufton ministrat e Kurtit me spektakle nga asgjëja

Pas zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u arrestuan zyrtarë të kësaj ministrie nën dyshimin për korrupsion me rezervat shtetërore, ish ministri Vesel Krasniqi në një intervistë të dhënë mbrëmë pas ngjarjeve nxiti reagimet ministrit të Financave të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, akuzoi  ish-ministrin Vesel Krasniqi se ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare për shënjimin e naftës, e që sipas Muratit me një nënshkrim të tillë Vesel Krasniqi kishte krijuar një monopol për procesin e shënjimit të naftës.

Më tej Murati tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ë ka dorëzuar dokumentacione dhe provat të nevojshme, që janë të mjaftueshme për të ngritur edhe aktakuzë ndaj ish-ministrit Vesel Krasniqi.

Murati ka përmendur edhe me emër prokuorin, Milot Krasniqi, dhe thotë se edhe përkundër “dëshmive të nevojshme”, Prokuroria s’ka bërë asnjë veprim deri sot.

“Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj

Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot”, shkroi Murati në Facebook.

“Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka thënë Murati.

“E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja”, tha Murati.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se ministrja aktuale e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari, do të duhej të jepte dorëheqje, pas arrestimeve të dy zyrtarëve e një biznesmeni për dyshime për dallavere me rezervat shtetërore./21Media

Back to top button