Murati thotë se gjatë vitit 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune vetëm në sektorin e prodhimit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

”Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022”, ka thënë Murati.

Në një postim në Facebook, Murati ka shtuar se Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.

“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, ka shkruar Murati.

Tutje, ai ka thënë se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme./21Media

Back to top button