Murati thotë se SBASHK-u po i ndryshon kërkesat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se SBASHK-u po i ndryshon kërkesat, duke shtuar e Qeveria ka ofruar kompromise.
“Shihni kërkesat fillestare krahasoni me këto kërkesa që kemi sot, nuk janë të njëjta. Nuk mund të merresh vesh me dikë që qëllim e ka mosmarrëveshjen. Sa herë qeveria lëvizë diçka këta shtojnë diçka apo e ndryshojnë kërkesën. Kompromisi që është ofruar është mëse kompromis. Në ratse të tilla do të duhej greva të ndërpritet e dialogu social të vazhdojë”, tha Murati në takimin Komisionit për Arsim.
Paraprakisht Ymer Ymeri nga SBASHK në këtë takim kërkoi të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë./21Media

Back to top button