Muret e mërzitshme shndërrohen në vepra arti

Jeta është shumë e shkurtër për të kaluar çdo ditë duke ecur pranë ndërtesave të vjetra të mërzitshme dhe mureve gri.
Por, një piktor francez që quhet Seth Globepainter po bën pjesën e tij në ndryshimin e kësaj. Artisti i talentuar i shndërron ndërtesat dhe muret e braktisura në art autentik urban, transmeton rtv21.tv.
Seth ka pikturuar dhe ka lënë gjurmë që nga vitet ’90 në shumë vende si Tahiti, Zelandën e Re, Itali, Kinë dhe Kanada.
Muralet e tij shumëngjyrëshe në shkallë të gjerë shpesh tregojnë vizatime të fëmijëve që ndërveprojnë me peizazhin dhe personazhet reale të jetës së përditshme urbane./21Media

Back to top button