Si po i shkojnë përgatitjet për Festivalin e Këngës Alban Ramosajt?

Artisti, Alban Ramosaj së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor “Theje”, këngë kjo me të cilën synon kontekstin muzikor “Eurovision”, por si fillim nëse fiton garën në Festivalin e Këngës në RTSH.
Albani është në mesin e artistëve që garojnë për ta çuar Shqipërinë në Eurovision në edicionin e radhës.
Me ndjekësit në Instagram, Ramosaj ka ndarë video nga përgatitjet, njëkohësisht ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, me anë të të cilëve “Theje” mblodhi mbi një milion shikime në Youtube.

Nuk la pa u komentuar gjithandej, madje në Instagram i thonë “Po vjen aromë e fitores”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)


Albani është i njohur për vokalin e tij, por pjesëmarrjen e tij e kanë vlerësuar lartë të gjithë ata që e njohin e nuk e njohin artistin nga afër.
Por jo më pak të ketë kritika, “Ruaje këtë zë për netët live” i thonë në njërën nga videot e publikuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)


Albani gjithashtu, ka publikuar projekte tjera muzikore, kujtojmë “Thikat e mia”, kënga fituese e edicionit të sivjetëm të Këngës Magjike./21Media

Back to top button