Muriqi në pritje të ofertave

Vedat Muriqi po stërvit i vetëm në Formello, qendrën stërvitore të Lazios, duke pritur ofertat për të ardhmen e tij.
Negociatat me Club Brugge kanë dështuar totalisht pas ekzaminimeve mjekësore të sulmuesit kosovar, ku klubi belg tha jo.
Mediat italiane insistojnë që gjendja shëndetësore e sulmuesit nuk ka lidhje me prishjen e marrëveshjes, por belgët kanë kërkuar zbritje ose ndryshim të formulës së marrëveshjes.
Tani presidenti i Lazios, Claudio Lotito është në pritje të ofertave për Vedat Muriqin.
Për ‘Piratin’ mund të hapen horizontet turke me Galatasaray dhe Fenerbahçe, që e kërkonin më herët.

Back to top button