Zjarr në një pompë derivatesh, Policia jep detaje

Zjarri ka kapluar një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës sot rreth orës 04:00.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar.
“Rreth ores 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button