Muriqi shpëton Mallorcan nga humbja
Skuadra e Mallorcas po i vazhdon parapërgatitjet para fillimit të sezonit të ri 2023/24 të La Ligas.
Mallorca zhvilloi sot ndeshje me skuadrën angleze të Sunderlandit, me të cilën barazoi 1:1, raporton KosovaPress.
Në fakt, ishte ylli kosovar, Vedat Muriqi ai i cili e shpëtoi Mallorcan nga humbja.
Mallorca ishte në disavantazh 1:0 ndaj Sunderland, kur Muriqi shënoi në minutën e 47’ për ta barazuar rezultatin në 1:1, rezultat ky me të cilin përfundoi ndeshja.