​Muriqi titullar ndaj Barcelonës

Sonte me fillim nga ora 21:30 stadiumi “Mallorca Son Moix” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Mallorcas dhe Barcelonës, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të La Ligas.

Barcelona rikthehet nga fitorja 3:2 ndaj Celta Vigos, kurse Mallorca u mposht në ndeshjen e fundit nga Girona me shifrat 5:3.

Mallorca e Vedat Muriqit nuk e ka filluar mirë këtë sezon, ku ka bilanc prej vetëm një fitoreje, dy barazimeve dhe tre humbjeve, dhe renditet në vendin e 17 me pesë pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, Barça zë vendin e parë me 16 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Girona në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Mallorcan nuk do të paraqiten Lato dhe Raillo, kurse te Barça mungojnë Pedri dhe De Jong.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Mallorca (5-3-2): Rajkovic; Maffeo, Copete, Nastasic, Valjent, Gonzalez; Costa, Sanchez, Rodriguez; Muriqi, Prats.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Martinez, Balde; Gavi, Romeu, Gundogan; Raphinha, Torres, Felix.

Back to top button