Mushkolaj nga Uashingtoni tregon shkaqet pse po vonohet nisja e delegacionit kosovar
Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj, i cili është në Uashington bëri të ditur se nisja e delegacionit kosovar për në Shtëpinë e Bardhë është vonuar.
“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë.”, shkroi Mushkolaj në Facebook.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj para nënshkrimit të marrëveshjes tha se kolaiconi qeveritar nuk po pajtohen ndërmjet vete, pasi që subjekti që ai drejton nuk po pranon që në këtë takim të flitet për Ujmanin. Ai tha se AAK nuk pranon këtë marrëveshje si dhe u shpreh se nuk do të bashkëpunojnë tutje në qeverisje. /21Media