Musk për largimin nga puna të gjysmës së punëtorëve të Twitter: Nuk kisha zgjidhje tjetër

Musk për largimin nga puna të gjysmës së punëtorëve të Twitter: Nuk kisha zgjidhje tjetër

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka mbrojtur shkarkimin e rreth gjysmës së fuqisë punëtore të kompanisë, duke thënë se ai nuk kishte “zgjidhje” pasi Twitter po humbte më shumë se 4 milion dollarë (3.5 milion £) në ditë.
Një postim në Twitter nga Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit të Twitter, iu referua “përafërsisht 50% shkurtime në mbarë kompaninë”.
Por Musk tha se angazhimi i gjigantit të mediave sociale për moderimin e përmbajtjes ishte “absolutisht i pandryshuar”.
Musk, njeriu më i pasur në botë, mori drejtimin e Twitter në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (38.7 miliardë paund).
Miliarderi insistoi në postimin e tij në Twitter se të gjithë atyre që humbën punën iu ofruan tre muaj pagesa të largimit, “që është 50% më shumë sesa kërkohet me ligj”.
Ndërsa raportet dolën të premten se mijëra punonjës në Twitter në mbarë botën po humbnin punën e tyre, u bënë pyetje mbi të ardhmen e punonjësve përgjegjës për heqjen e materialeve të dëmshme.
Grupet e sigurisë në internet dhe aktivistët kanë sugjeruar që Musk mund të relaksojë politikat e moderimit dhe të ndryshojë ndalimet e përhershme të Tëitter-it që u janë dhënë figurave të diskutueshme – përfshirë ish-presidentin Donald Trump.
Këto shqetësime u nxitën nga komentet e Musk të premten, i cili kërkonte të fajësonte “rënien masive të të ardhurave” të Twitter tek “grupet aktiviste” të cilët “po përpiqeshin të shkatërronin lirinë e fjalës në Amerikë”./21Media

Back to top button